Alma Çupi, Tiranë
Ish zëvendës kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, ka sulmuar ashpër sot kryeministrin Fatos Nano. Në një deklarim publik në mesditë, ai i kërkoi publikisht Nanos që të hedhë votëbesimin në parlament, i bindur se nuk do të marrë më shumë se 30 për qind të votave.
"Zoti Nano është i lirë të kërkojë votëbesim në parlament dhe nëse merr me shumë se tridhjetë vota, atëhere ai është shumë i përkrahur dhe i mbështetur që të rrijë kryeministër", tha zoti Meta.
Mënyrën e drejtimit të partisë dhe të vendit nga ana e kryeministrit Nano, Ilir Meta e cilësoi si autoritare. Gjithashtu Ilir Meta e akuzoi kreun e shtetit shqiptar, si person që bën premtime për postet në institucione.
"Tashmë ai e ka shpallur hapur kursin e tij për "fatosizimin" jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe për "fatosizimin" e shoqërisë shqiptare, të shtetit, të institucioneve, duke u përpjekur për të risjellë në Shqipëri një model të padëshirueshëm autoritarist".
Ndërsa akuzës së kryeministrit Nano se Ilir Meta pas dorëheqjes, do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, Meta iu përgjigj se bashkëpunëtor me Sali Berishën është Nano dhe jo ai vetë. Ilir Meta e akuzoi Nanon si njëri që ka bashkëpunuar me kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe qëllimin e këtij bashkëpunimi, e cilësoi si manipulim për një fakti historik, atë të 14 shtatorit.
"Mos harrojmë se është pikërisht Fatos Nano, i cili bashkëpunoi ngushtësisht me zotin Berisha, gjoja në emër të luftës kundër parregullsive të ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Fatos Klosi, por me qëllimin kryesor për të manipunuar një fat të madh historik, një turp të madh historik për Berishën dhe për Nanon, që është ai i 14 shtatorit, për të justifikuar sulmin e Berishës ndaj institucioneve dhe për të justifikuar largimin e turpshëm të Fatos Nanos nga vendi dhe nga mbrojtja e institucioneve", tha ish Ministri i Jashtëm.
Ilir Meta e akuzoi Nanon, si përfaqësues i ish udhëheqjes të tipit stalinist dhe i krimit ekonomik që kërkon të monopolizojë institucionet.
"Kriza e atij grupi, që mbështet " fatosizimin" e Partisë Socialiste, "fatosizimin" e shoqërisë shqiptare, që përbëhet nga bërthama të vjetra staliniste, të cilat për 13 vjet qëndruan të maskuara në Partinë Socialiste, së bashku me përfaqësues të krimit ekonomik, të cilët kërkojnë të monopolizojnë gjithë pushtetin, gjithë institucionet, tashmë po ravizohet qartë," tha Ilir Meta, i cili më tej siguroi që kriza e Fatos Nanos dhe e grupit të tij nuk do të lejohet të jetë kriza e Shqipërisë.