Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Udhëheqësi i Xhihadit Islamik tha se grupi i tij e ka pranuar pezullimin e kushtëzuar tre mujor të sulmeve kundër izraelitëve.
Mohammed al-Hindi, zyrtar i lartë i lartë i Xhihadit Islamik tha se ky grup, bashkë me grupet e Hamasit dhe Brigadat e Martirëve Al-Aksa, do ta bëjnë publike marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit në 24 orët e ardhshme.
Prononcimi vijoi pas raporteve se armata izraelite të hënën do të tërhiqet nga një pjesë e Rripit të Gazës, sipas marrëveshjes së arritur me autoritetet palestineze. Radioja izraelite citon zyrtarë të lartë se forcat izraelite do të tërhiqen gjithashtu edhe nga qyteti Betlehem në Bregun Perëndimor, por nuk thanë kur do të fillojë tërheqja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG