Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez, Yasser Arafat kërkoi nga Parlamenti që të punojë për unitetin kombëtar dhe të aprovojë qeverinë e mandatarit, Mahmoud Abbas.
Arafat ka bërë thirrje për ''paqë reale dhe siguri'' në rajon, kurse Mahmoud Abbas ka thënë se nuk do të ketë paqë reale derisa kolonët izraelitë të largohen nga territori palestinez.
Ai ka thënë gjithashtu se vetëm shërbimi i sigurisë do të lejohet të mbajë armë, duke sinjalizuar synimin e tij për çarmatosjen e grupeve militante.
Ndërkohë në Bregun Perëndimorë dhe në Brezin e Gazës forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG