Ndërlidhjet

DREJT ÇLIRIMIT


WASHINGTON POST


Irakienët e parë të çliruar që u panë gjatë dy ditëve të fundit në rrugët e Safuanit, dukeshin të drojtur dhe kjo jo sepse u trembeshin trupave amerikane, por se e kishin të vështirë të besonin se rregjimi i Sadam Huseinit dhe aparati i tij i terrorit nuk ishin më ato që udhëhiqnin. Që nga dje familje mes të cilëve kishte dhe shumë fëmijë, ishin vendosur përgjatë rrugës që të çon në Basra, duke përshëndetur trupat amerikane dhe britanike që shkonin drejt veriut. Ndonëse lufta ende nuk ka mbaruar dhe ka shumë për të bërë, mund të thuhet se në tre ditët e para ka patur një përparim të shpejtë dhe një shkatërrim sistematik të rregjimit vrasës të Sadam Huseinit si dhe çlirimin e një populli që ka vuajtur për një kohë të gjatë. Megjithë imazhet ku tregoheshin ndërtesat qeveritare në Bagdad të mbërthyera nga flakët mund të thuhet se numri i viktimave ka qenë në minimum në këto ditë të para të luftës. Nga ana tjetër humbjet në mesin e amerikanëve ndonëse të kufizuara kanë qenë të dhimbshme. Ndërkaq mbi 1000 ushtarë irakenë janë dorëzuar ndërsa shumë të tjerë kanë hedhur uniformat dhe nuk kanë pranuar të vazhdojnë të luftojnë për Sadam Huseinin. Forcat amerikane nuk janë përballur ende me divizionet më besnike të Sadam Huseinit, të cilat janë të grumbulluara në gardën republikane në Bagdad. Megjithatë përparimi i forcave të Aleancës, është shumë i shpejtë, aq sa disa ushtarakë thonë se mund të arrihet kryeqyteti brenda disa ditëve. Është për të dalluar edhe suksesi i trupave amerikane për të siguruar pjesën kryesore të fushës naftëmbajtëse Ruamila, nëntë puseve të së cilës fillimisht trupat e Sadam Huseinit i vunë flakën. Por, duke e krahasuar këtë numër me 500 puset e naftës së kësaj zone, është e qartë se çfarë katastrofe është parandaluar. Nga ana tjetër aleatët kanë pakësuar në maksimum kërcënimet që i kanosen Izraelit nga trupat irakene.
Deri tani nuk ka patur sulme kimike apo biologjike dhe as sulme terroriste. Ndonëse ka ende rreziqe duket se një pjesë e mirë e katastrofave të cilave u trembeshin të gjithë mund të mënjanohen.
Megjithë sukseset e fillimit sërish nuk ka shenja të pajtimit pas çarjes diplomatike të shkaktuar nga kriza irakene.
Marrëdhënjet ndërmjet Turqisë dhe SHBA-ve janë buzë krizës për shkak të hyrjes potenciale të trupave turke në Irakun Verior. Ndërkohë, Franca dhe Rusia këmbëngulin në përpjkjet e tyre për tëp ndërtuar një bllok anti – amerikan brenda dhe jasht Kombeve të Bashkuara. Presidenti francez Zhak Shirak kërcënon të pengoj miratimin e një rezolute të Kombeve të Bashkuara për regjimin e pasluftës gjithnjë përderisa Franca nuk lejohet t'u diktoj kushtet atyre që tash janë duke luftuar.
Diplomatët obstruksionist dhe shumë nga demonstruesit anti-luftë kanë mbyllur sytë para kërcënimit të Sadam Hyseinit dhe terrorit të regjimit të tij. Mbase ka ardhur koha që të gjithë kundërshtarët e luftës të shikojnë se si irakenët po i përshëndesin trupat amerikane si çlirimtare.
XS
SM
MD
LG