Kryeministri britanik, Tony Blair ka marrë mbrëmë mbështetjen e Parlamentit për të dërguar trupat britanike për çarmatosjen e liderit irakian, me 412 vota pro dhe 149 kundër. Rreh 45 mijë trupa britanike janë vendosur në Gjirin Persik që t'i bashkohen forcave amerikane në një sulm kundër Irakut.
Blair tha sot se Sadami doemos duhet dëbuar për të siguruar çarmatosjen e Irakut dhe ka bërë një paralelizëm midis atij rajoni dhe Ballkanit.
"Ballkani ndodhet në pikën e prospekteve më të mira për paqe dhe përparim se sa që ka qenë 100 vitet e fundit dhe kjo sepse ne ishim të përgatitur të ndërmerrnim aksion ushtarak me qëllim të heqjes së një regjimi që pengonte këtë përparim", ka thënë kryeministri britanik.
Tony Blair ka sugjeruar që Saddam Hussein të gjykohet për krime lufte.