Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri Britanik, Tony Blair u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të dëgjojnë brengat e vendeve lidhur me Lindjen e Afërt, nxemjen globale dhe varfërinë në botë.
Blair ka thënë se bashkësia ndërkombëtare i dëgjoi Shtetet e Bashkuara për çështjen e terrorizmit apo armëve për zhdukje në masë, por tha se është e rëndësishme që Uashingtoni “dëgjimin ta kthejë me dëgjim”.
Duke folur para ambasadorëve britanik anembanë Botës, kyreministri Blair shfaqi edhe njëherë aleancën me Shtetet e Bashkuara.
“Ne duhet të mbesim aleatë më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, dhe si aleat, të ndikojmë tek ata që të vazhdojnë të zgjerojnë agjendën e tyre. Ne jemi aleatë të Shteteve të Bashkuara jo se ata janë të fuqishëm, por sepse ndajmë të njejtat vlera”, ka thënë kryeministri Blair.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG