Ndërlidhjet

MOSUL


Të paktën 22 njerëz, përfshirë 15 ushtarë amerikanë dhe 2 ushtarë irakienë janë vrarë në sulmin më vdekjeprurës kundër forcave amerikane në Irak, prej fillimit të luftës në mars 2003.
Në shpërthimin në bazën amerikane në Mosul e humbën jetën edhe 5 kontraktorë civilë, ndërsa u plagosën 66 njerëz, prej tyre 42 ushtarë amerikanë.
Në Uashington, presidenti George Bush u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, dhe tha se mbetet i bindur se demokracia do të ngadhnjejë në Irak dhe do të çojë drejt një bote më paqësore.
"Ne lutemi për ata. U shprehim ngushëllimet më të thella për të dashurit e tyre që i humbën. Duam ta dijnë se misioni është vital për paqen", tha Bush.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se vazhdojnë hetimet nëse shpërthimi u shkaktua nga një predhë mortaje apo ishte sulm vetëvrasës.
Sulmin e mori përsipër grupi militant Ansar al-Sunna.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG