Ndërlidhjet

HAGË


Trupi më i lartë i Kombeve të Bashkuara e hodhi poshtë aktpadinë e Serbisë dhe Malit të Zi ndaj 8 vendeve anëtare të NATO-s, të bërë për gjenocid gjatë bombardimeve në Kosovë në vitin 1999.
15 gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë njëzërit vendosën se pohimet janë të pabaza, sepse në kohën kur është parashtruar ankesa, në prill 1999, Serbia dhe Mali i Zi nuk ishin anëtare të OKB-së.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se mund të vendosë vetëm në rastet kur mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Tetë të pandehurit janë Belgjika, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Portugalia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG