Kandidati presidencial opozitar i Ukrainës Viktor Yushchenko tha se nuk dëshiron që rasti i helmimit të tij të shmangë vëmendjen nga rivotimi në 26 dhjetor, por e mirëpriti vendimin e prokurorisë për ri-fillimin e hetimeve kriminale.
"Jam i bindur se helmimi është vepër e atyre që janë në pushtet, jam absolutisht i bindur. Nëse prokuroria e përgjithshme vepron sipas ligjeve të Ukrainës, vendi dhe bota shpejt do ta kuptojnë kush e bëri këtë", tha Yushchenko pas kthimit nga Vjena, ku mjekët austriakë thanë se ai "padyshim" ka qenë viktimë e helmimit me dioksin.