Ndërlidhjet

NJU JORK


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë sinjale të qarta të mbështetjes për sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, megjithë faktin se Uashingtoni do të insistoj të hetime gjithë përfshirëse të keqpërdorimit të programit "naftë për ushqim" në Irak. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Danforth deklaroi mbrëmë vonë se Uashintoni dëshiron ta qartësoj qëndrimin e tij lidhur me zotin Annan, pas kërkesave për dorëheqjen e tij nga një senator amerikan që udhëheq hetimet lidhur me programin humanitar në Irak. Mëtutje zoti Danforth tha:

-Ne nuk po sugjerojmë dorëheqje të Sekretarit të Përgjithshëm. Ne, në të kaluarën, kemi punuar shumë mirë me të. Ne, poashtu, parashohim që të punojmë mirë edhe në të ardhmen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG