Ish kryeministri spanjol Jose Maria Aznar mohoi se qeveria e tij i ka menaxhuar keq hetimet për shpërthimet në trenat e Madridit në mars 2003.
Aznar sot dëshmoi para komisionit parlamentar që i heton sulmet, në të cilat 191 njerëz u vranë, dhe më shumë se 1.500 u plagosën.
Hetimet janë përqëndruar në ekstremistët islamikë dhe lidhjet e tyre të mundshme me rrjetin Al-Qaeda.
Komisioni përpiqet të qartësojë nëse qeveria e Aznarit i manipuloi informatat duke insistuar se grupi separatist bask ETA ishte përgjegjës për shpërthimet.