Ndërlidhjet

BAGDAD


Partitë kryesore të myslimanëve shiitë të Irakut refuzuan kërkesën e partive sunite dhe laike për t'i shtyrë zgjedhjet.
Në një peticion të përbashkët 42 partitë shiite kërkuan që zgjedhjet të mbahen më 30 janar. Kërkesa është refuzuar edhe nga kreu i Komisionit Zgjedhor të Irakut Abdul Hussein Hendaui:
"Ne në Komsionin Zgjedhor po punojmë për t'i mbajtur zgjedhjet më 30 janar dhe po përgatitemi për këtë proces. Nuk po flasim për shtyerje dhe as për mbajtjen e zgjedhjeve vetëm në zona të caktuara", tha Hendaui.
Më herët,ambasadori amerikan në Irak, John Negroponte ka thënë se situata e sigurisë në Irak, nuk do duhej të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve në kohën e paraparë. Edhe presidenti iranian Mohamed Khatami kërkoi nga Iraku që t'i mbajë zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG