Ndërlidhjet

KIEV


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se zgjedhjet e djeshme presidenciale në Ukrainë nuk i kanë përmbushur standardet demokratike.
Në Bruksel, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian shprehën rezerva për rezultatet, ndërsa kreu i diplomacisë gjermane Joschka Fischer tha se akuzat për mashtrime në zgjedhjet duhen marrë seriozisht.
Një vëzhgues tjetër, senatori republikan amerikan Richard Lugar, tha se autoritetet e Ukrainës janë përzier në mashtrime të bashkërenduara në ditën e zgjedhjeve.
Deklarata e OSBE-së vijoi pasi opozita në parlamentin ukrainas bëri thirrje për grevë të përgjithshme, ndërsa lideri opozitar Viktor Yuschenko u tha dhjetëra mijë mbështetësve në qendër të Kievit se qeveria bën gjithçka që kryeministri Viktor Yanukovich t'i fitojë zgjedhjet.
"Autoritetet do të punojnë ashtu siç e kanë zakon, që me çdo kusht të sajojnë falsifikimet më të thella të mundshme. Nëse ky falsifikim nuk bën punë, do të përdorin metoda të dhunshme, përfshirë anulimin e zgjedhjeve", tha Yuschenko.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se nga 99% e votave të numëruara, Yanukovich ka fituar 49.42% ndërsa Yuschenko 46.69%.
Ndërkohë qyteti më i madh perëndimor ukrainas Lviv dhe qyteti Termopil e kanë njohur si president liberalin Viktor Yuschenko, dhe kanë shprehur mosbesim për të dhënat zyrtare, që i japin epërsi kryeministrit Viktor Yanukovich.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG