Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandantët amerikanë dhe irakianë kanë thënë se ushtarët e tyre po i përfundojnë operacionet në Falluja si dhe janë afër përfundimit të operacioneve kundër kryengritësve në Mosul.
Një komandant i forcave amerikane, gjenerali John Sattler, ka thënë se ofensiva në Falluja i ka dhënë fund përdorimit të qytetit si "parajsë të sigurt" nga ku militantët organizonin sulmet:
"Ne ndjejmë, sic e thashë se e kemi thyer kurrizin e kryengritësve dhe Falluaja më nuk do të jetë parajsë e sigurt për ta ", ka thënë Sattler, duke shtuar se deri tash janë vrarë 1200 kryengritës dhe janë kapur 1000 të tjerë.
Ndërkohë në pjesët tjera të Irakut kanë vazhduar sulmet. Njoftohet për dy policë irakianë të vrarë në dy sulme të ndara në veri të Bagdadit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG