Gjykata speciale serbe që po trajton rastet e krimeve të luftës gjatë luftërave të viteve '90 në ish-Jugosllavi po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve për masakrën e Ovcarës, ku trupat serbe masakruan rreth 200 kroatë.
Hajdar Dodaj, ish dezertor nga ushtria jugosllave në vitin 1991, dëshmoi sot se masakra në fermën e derrave ishte kryer më së shumti me pjesëmarrjen e paraushtarakëve serbë. "Ishte një inat i jashtëzakonshëm në mesin e serbëve, që keqtrajtonin masivisht të burgosurit", ka thënë Dodaj, qytetar kroat. 17 paraushtarkë të niveleve të ulëta po gjykohen për këtë rast.