RRAHMAN PAÇARRIZI, PRISHTINË
Nuk mund të ketë normalitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka deklaruar me të arritur në aeroportin e Sllatinës, shefi i ri i Misionit të Kombeve të bashkuara në Kosovës, Soren Jessen-Petersen, duke theksuar se këtë bindje e mbështeste në përvojën e tij 15 vjeçare në Ballkan. Kryeadministratori i ri i Kosovës që nesër e merr edhe zyrtarisht detyrën e tij dhe fillon takimet me drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues shqiptarë e serbë të partive politike tha se e dinte që kishte ardhur në Kosovë në një moment të rëndëishëm, por premtoi se me punën e tij dhe duke bashkëpunuar me autoritetet ndërkomëbatre dhe vendore, si dhe me palët e tjera të interesuara në rajon do ta shpiente Kosovën dhe rajonin drejt stablitetit dhe të ardhmes që e meritojnë popujt e rajonit.
"Unë besoj fuqishëm se Kosova është pjesa e fundit e mozaikut që e çon Ballkanin Perëndimor nga konfliktet e të nëntëdhjetave, drejt normalizimit, prosperitetit dhe intetrimit evropian", tha Petersen në deklaratën e tij të parë në cilësinë e shefit të UNMIk-ut në Kosovë.
Ai më pas tha se Kosova aktualisht është pjesa më e rëndësishme për të çuar përpara jo vetëm Kosovën, por gtjithë rajonin.
"Unë jam i bindur se nuk ka stabilitet dhe normalitet në Ballkanin Perëndimor përderisa nuk zgjidhet çështja e Kosovës", tha kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen, i cili në këtë post është emëruar dy muaj më parë ndërsa po kryente punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë fqinje.
Ai tha se angazhimi në Kosovë është shumë i rëndësishëm dhe se këtë punë e kishte pranuar pikërisht duke e ditur rëndësinë dhe kompleksitetin e saj. Prandaj, ai ka thënë se një ndër elementet kryesore për të arritur ato që duam është qartësimi i statusit të Kosovës.
"Stabiliteti, normaliteti dhe qartësia e statusit janë elemente nga të gjithat do të përfitojnë jo vetëm Kosova dhe qytetarët e saj, por i gjithë rajoni", tha Petersen, ndërkohë që raporti i të dërguarit të zotit Annan për Kosovën, Kai Eide sugjeronte përcaktimin sa më të shpejtë të statusit përfundimtar të Kosovës. Sipas vëzhguesve të këtushëm, pikërisht trajtimi i rekomandimeve të raportit të zotit Eide dhe bindja e serbëve për të dalë në zgjedhjet e 23 tetorit do të jenë sfidat e para më të mëdha të shefit të ri të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovës, Soren Jessen Petersen, i cili gjatë ditës së nesermë takohet me kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi e më pas edhe me përfaqësues të koalicionit të serbëve 'Kthimi'.