Ndërlidhjet

AKUZAT E BUKOSHIT BËHEN PËR QËLLIME POLITIKE NË PRAG ZGJEDHJESH, THOTË QEVERIA


Akuzat e kryetarit të Partisë së Re Demokratike të Kosovës, Bujar Bukoshi, se Kosova po udhëhiqet nga strukturat mafioze qeverisëse janë të motivuara politikisht, tha Ibrahim Shala, këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi. Reagimet e këshilltarit të Qeverisë së Kosovës erdhën pas intervistës që zoti Bukoshi i ka dhënë revistës së përjavshme gjermane “Der Spigel”, në numrin që pritet të dalë në treg të hënën. Në këtë intervistë zoti Bukoshi kritikon ministritë e Kosovës pasi në to "është duke mbizotëruar ekonomia familiare, dhe po që se do të funksiononin ligjet dhe shteti i së drejtës shumica e funksionarëve dhe ministrave do të duhej të jepnin dorëheqje".
Por, zoti Shala tha se derisa këto akuza nuk kanë bazë mbesin vetëm propogandë për arsye se tani jemi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet që do të mbahen më 23 tetor në Kosovë.
"Cdo akuzë në shtetin demokratik duhet të argumentohet, ndërsa në aspektin politik më se pakti ka të drejtë të flasë zoti Bukoshi. Ai vetë ka qenë një kryeminister në ekzil dhe dihet se si ai i ka përfunduar llogaritë e vetë si kryeministër i Kosovës. Por megjithatë nuk duhet të merremi personalisht më rastin e tij dhe kohën e tij pasi dihet se akuzat e tij janë të motivuara politikish. Për më tepër tash dihet se jemi në prag të fushates dhe derisa akuzat nuk janë të argumetuara dhe nuk kanë bazë mbesin vetëm propogandë”, tha Shala, për "Evropa e Lirë".
Ndërsa sa i përket akuzës tjetër se në ministritë e Kosovës janë të përfshirë edhe 200 të afërm të ministrave, zoti Shala e mohon këtë duke thënë se në ministri njerëzit janë të punësuar në bazë të aftësive të tyre.
"Në parim cdokund lidhjet familiare duhet të jenë të dënueshme dhe nuk duhet të plotësohen ministritë me familiarizëm, por më ekspertë dhe njerëz të aftë që mund t'i kryejnë detyra sipas ligjit. Nëse njerëz të afërm apo të njohur me njëri-tjetrin punësohen kjo nuk duhet të jetë dukuri. Por nëse ka dështime në këtë drejtim ne pajtohemi se kjo dukuri duhet të luftohet. Por nuk jam i bindur se ajo është në atë masë sic thotë zoti Bukoshi. Kosova është një sistem i vogël dy milionësh, përafërsisht është sa një lagje e Romes apo e Parisit, ndaj shpesh është koincidencë që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin", thotë Shala.
Ndërkohë, edhe Jakup Krasniqi, ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës, kritikat e zotit Bukoshi drejtuar klasës se sotme politike kosovare i quan të pabaza.
"Në rend të parë Bukoshi e di vetë si ka udhëhequr si kryeminister i Kosovës jashtë Kosovës dhe mendoj se ai nuk ka argument, por është bërë një praktikë e akuzave shumë të pa baza", tha zoti Krasniqi për "Evropa e Lirë", duke shtuar se në ministrinë të cilën e udhëheq ai, janë të inkuadruar kryesisht kuadro që janë të shkolluar dhe të përgatitur për të udhëhequr institucionet e Kosovës.

Nadie Ahmeti, Prishtinë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG