Ndërlidhjet

SARAJEVË\UASHINGTON


Përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje Pedi Ashdoun, i ka shkarkuar sot 60 zyrtarë të lartë serbë të Bosnjes për shkak të dështimit të autoriteteve që ta arrestojnë të akuzuarin për krime të luftës, Radovan Karaxhiq.
Ashdoun u tha gazetarëve se në mesin e të shkarkuarve është kryetari i Kuvendit të Repubikës Serbe të Bosnjes, Dragan Kaliniq, një aleat i luftës i Karaxhiqit dhe ministri i brendshëm, Zoran Gjeriq. Ai tha se këto masa i ka marrë për të hequr strukturat e korruptuara dhe obstruktive në Republikën Serbe të Bosnjes në të gjitha nivelet në tërësi, por veçanërisht brenda Partisë Demokratike Serbe, të cilët sipas tij kanë përgjegjësi për moskapjen e kriminelëve të luftës.
Departamenti amerikan i shtetit tha se e përkrah fuqishëm vendimin e Ashdounit. Zëdhënësi Adam Ereli tha se Kombet e Bashkuara do ta gjobisin Partinë Demokratike Serbe me 600 mijë dollarë.
"Nga ana e saj dhe në përkrahje të veprimeve të Ashdoënit, Shtetet e Bashkuara do t'i bllokojnë fondet një firme të Republikës Serbe të Bosnjes dhe tre zyrtarëve të kësaj republike, të cilët i kanë ofruar Radovan Karaxhiqit ndihmë financiare, logjistike dhe të sigurisë", tha Ereli.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG