THE ECONOMIST
Kosova tani ka drejtuesin e ri, diplomatin danez Soren Jessen Petersen. I mëparshmi, Hari Holkeri dha dorëheqje pas trazirave së marsit, në të cilat rreth 4.000 serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Tani proritet duhet të jetë që serbët dhe shqiptarët sërish të bisedojnë. Prej marsit, serbët i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, përfshirë qeverinë. Bisedimet brenda Kosovës dhe me Beogradin për çështjet që mund të diskutohet nuk kanë vazhduar.
Megjithate, komunikimi mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është ndërprerë krejtësisht. Figura të shquara nga të dyja palët, disa herë janë takuar jashtë Kosovës. Javën e kaluar, këshilltarët më të lartë të kryeministrit dhe presidentit të Kosovës u takuan me homologët e tyre, në mesin e të cilëve edhe me Aleksandar Simiç, njërin nga autorët e planit për Kosovën të kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica. Takimi i përgatitur nga Eliamep, një Institut i njohur grek për politikën e jashtme, u zhvillua në ujdhesën greke Halki. Dhe si zakonisht, puna u bë në tryezë me ushqime dhe verë të mirë. Alush Gashi, këshilltar i presidentit Rugova, i ka thënë Oliver Ivanoviçit se shqiptarët duan të bisedojnë me serbët e Koosvës, por ata më parë duhet të kthehen në Parlament.
Takimi i politikëbërësve shqiptarë dhe serbë mund të jetë punë e mirë. Por disa diplomatë të huaj druajnë se dobia nga këto takime po zbehet. Të njohësh njëri-tjetrin dhe të hashë ushqim të mirë, nuk është punë e keqe, por ka ardhur koha të fillohet me punë të vërtetë. Dimitri Triantaphyllou, këshilltar në ministrinë e Jashtme greke ka sugjeruar se ndoshta ka ardhur koha, që Instituti të organizojë një varg takimesh të strukturuara të profilit të ulët, në të cilët nga shqiptarët dhe serbët do të kërkohej të përcaktojnë se për çka mund të bien dakord, dhe si ta zbatojnë në praktikë. "Janë pjekur kushtet, prandaj s'kemi kohë për të humbur", ka thënë ai.
E vërtetë. Këtë fundjavë, Serbia voton në raundin final për zgjedhjet presidenciale. Nëse fiton kandidati ekstrem nacionalist Tomisllav Nikoliq, ai mund të bëjë që politikanët serbë të jenë më radikalë në Kosovë. Anketimet e opinionit tregojnë se ai ndoshta nuk do të fitojë, por ato shpesh herë janë treguar të gabuara. Në tetor, zgjedhjet mbahen edhe në Kosovë. Shqiptarëve po iu humb durimi për pavarësinë, të cilën liderët e tyre ua kanë premtuar, prandaj mund t'i mbështesin ekstremistët në radhët e tyre. Dritarja përmes së cilës, statusi i Kosovës mund të zgjidhet në mënyrë paqësore, së shpejti mund të mbyllet.