Përfaqësuesit e Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi, CESID, kanë njoftuar sot në Mitrovicë se për zgjedhjet e së dielës, gjatë të cilave do të votohet për presidentin e Serbisë, në pesë rajone të Kosovës, të banuara me popullatë serbe, do të hapen 241 vendvotime. Në takim me gazetarët, kjo organizatë ka bërë të ditur se deri më tash ka regjistruar gjithsej 97 mijë e 546 votues dhe se ka angazhuar më shumë se 300 vëzhgues në këto zgjedhje. Misioni i Kombeve të Bashkuara, sikurse edhe në rastet e kaluara, ka bërë të ditur se nuk do të ndihmojë, por as do të pengojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.