Ndërlidhjet

PRAGË


Përfundimisht duhet të shikojmë për një Kosovë, që është plotësisht e pavarur dhe me të drejta të plota për pakicat, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Brus Hiçner analist amerikan dhe njëri nga hartuesit e Marrëveshjes së Dejtonit.
"Mendoj se ky është opsioni i vetëm i qartë dhe brenda vitit 2005 ky do të paraqitet në tavolinë i qartë dhe i dukshëm nga komuniteti ndërkombëtar", ka thënë Hiçner.
Duke folur për standardet Brus Hiçner ka vënë në pah se komuniteti ndërkombëtar kërkon, që të ketë përparim në mënyrë që vitin e ardhshëm të hapet çështja e statusit final.
Ndërkaq, duke komentuar planin e fundit të Beogradit, Brus Hiçner ka thënë se ai paraqet rikthim të autoritetit serb në Kosovë dhe një gjë e tillë është e papranueshme për këdo në Kosovë.
Në këtë aspekt plani i decentralizimit i paraqitur nga Këshilli i Evropës është një fillim shumë i mirë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Brus Hiçner.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG