Iliriana A. BAJO
Gjatë ditës në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është takuar kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Sekretari i Përgjithëm i OKB-së, Kofi Anan.
Ari Gajtanas, zëdhënësi i zotit Anan, për "Evropën e Lirë" lidhur me takimin ka deklaruar:
"Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara takohet në mënyrë të rregullt me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Kosovës. Në këtë frymë ishte dhe takimi me zotin Rugova".
Ndërsa zëdhënësi i kryetarit Rugova, Muhamet Hamiti e ka komentuar në këtë mënyrë takimin e sotëm:
"U bisedua për gjëndjen aktuale por edhe për perspektivën e zhvillimeve në Kosovë. Presidenti Rugova shtroi nevojën e definimit të marrëdhënieve me UNMIK-un për të siguruar qeverisje më efektive në Kosovë, por gjithashtu për marrjen më të madhe të kompetencave në shumë fusha duke përfshirë dhe krijimin e ministrive të reja", tha zoti Hamiti.
Lidhur me çështjet e diskutuara mes kryetarit Rugova dhe zotit Anan, Gajtanas për programin tonë tha:
"Takimi i sotëm nuk ishte organizuar për të diskutuar çështje apo shqetësime të posaçme, pasi është pjesë e takimeve të rregullta me drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të Kosovës. Ata kanë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në Kosovë dhe praninë e Kombeve të Bashkuara atje. Më duhet të theksoj se ky nuk është takimi i parë, pasi Rugova e Anan janë takuar gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjishëm në Kosovë kohë më parë", tha Gajtanas, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Por kryetari Rugova ka kërkuar nga shefi i Kombeve të Bashkuara të rishihet misioni i kësaj organizate në Kosovë. Më gjerësisht mbi çështjet e diskutuara zoti Hamiti sqaron:
"Presidenti Rugova shtroi nevojën e kompetencave më të mëdha për institucionet e Kosovës, në radhë të parë në fushën e ekonomisë, por gradualisht edhe në fushën e sigurisë dhe afrim më të madh, punë të përbashkët me UNMIK-un, për të evituar një lloj hendeku të lindur pas krijimit të institucioneve të Kosovës".
Më tej zëdhënësi dhe këshilltari politik i kryetarit Rugova ka shtuar:
"Presidenti Rugova theksoi rëndësinë e zgjidhjes së statusit që për ne është pavarësia e Kosovës, dhe që kjo të bëhet sa më shpejt, sepse statusi ndihmon edhe realizimin e një pjese të standardeve".
Lidhur me shqetësimet e ngrituara nga kreu i Kombeve të Bashkuara zoti Hamiti për programin tonë tha:
"Kofi Anan është njohës i mirë i gjendjes në Kosovë. Me të është folur për një funksionim më të mirë të të gjitha institucioneve përfshirë dhe UNMIK-un", tha Hamiti.
Takimi i zotit Rugova nuk është vetëm i pari me kreun e organizatës më të madhe botërore në selinë e saj në Nju Jork, por dhe i pari në këtë nivel pas trazirave të muajit mars.