Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i Hondurasit, Ricardo Maduro ka deklaruar sot se vendi i tij do të tërheqë 370 trupat e veta nga Iraku në afatin më të shkurtër të mundshëm. Trupat e Hondurasit kanë shërbyer nën komandën spanjolle në qytetin e Najafit.
Ndërkohë, kryeministri i Tajlandës Thaksin Shinawatra ka thënë se ai mund të tëhreqë personelin prej 450 vetash nga Iraku në rast se dhuna e shtuar në Irak do t'i pengojë ata për të kryer misionin.
Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Filipinet, kanë përsëritur përkushtimin e tyre ndaj koalicionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG