Ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq deklaroi se detyra e tij kryesore dhe më e vështira do të jetë Kosova dhe mbrojtja e komunitetit serb atje. Ai tha se do të luftojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe për integrim në Bashkimin Evropian, duke u shprehur në favor të një bashkëpunimi të zgjeruar me Rusinë, Kinën dhe Japoninë, si dhe me vendet fqinje të bashkësisë shtetërore.
Drashkoviq ka thënë gjithashtu se katër gjeneralët e ushtrisë dhe të policisë serbe të akuzuar për krime të luftës në Kosovë duhet të dorëzohen në Tribunalin e Hagës. Mirëpo, i akuzuari kryesor, ish-shefi i ushtrisë Nebojsha Pavkoviq ka thënë se nuk ka ndërmend të dorëzohet.