Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë suspenduar vazhdimin e ndihmës financiare për Serbinë, për shkak të bashkëpunimit të pamjaftueshëm të autoriteteve të Beogradit me Tribunalin e Hagës, ka konfirmuar zëdhënësi i State Departmentit Adam Eereli.
"Sekretari i shtetit, Colin Powell ka vendosur se nuk mund t'i konfirmojë Kongresit se Serbia dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës dhe për pasojë, që nga 31 marsi, ndihma për Serbinë ndërpritet", ka thënë Ereli.
Ndërkohë, ministri i punëve të jashtme i Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviq, ka thënë se politikanët amerikanë do ta kishin të vështirë t'ia shpjegojë opinionit se përse duhet t'i japin ndihmë financiare një vendi, i cili do ta shfrytëzojë atë ndihmë për të financuar të akuzuarit e Hagës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG