Presidenti amerikan, George Bush, në një bisedë telefonike mbrëmë vonë, "e falënderoi kancelarin gjerman, Schroeder për pozicionin e tij të qartë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, veçanërisht në kontekstin e sulmeve në Madrid dhe për përkushtimet e tij në Ballkan dhe në Afganistan" – ka thënë zëdhënës i qeverisë në Berlin, Thomas Steg. Siç informon agjencia DPA, në bisedën telefonike që zgjati 15 minuta, zoti Bush e falënderoi kancelarin gjerman për dërgimin e 600 trupave paqeruajtëse shtesë në Kosovë, duke e ngritur numrin e trupave gjermane atje në 3800. Ai mëtutje ka theksuar se "të dy palët u pajtuan që terrorizmi ndërkombëtar duhet të luftohet me aksion të përbashkët pasi ai kërcënon në mënyrë të barabartë Bashkimin Evropian dhe Amerikën".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.