Ndërlidhjet

VJENË


Drejtuesi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Muhamed El Baradei ka thënë se "programi i uraniumit të pasuruar duhet të mbetet i pezulluar në mënyrë që Irani ta bëjë komunitetin ndërkombëtar të besojë se tani vendi do të përmbushë detyrimet e veta ndërkombëtare". Komentet e Baradeit, erdhën pas deklaratave të ministrit për punë të Jashtme të Iranit, Kamal Kharrazi se " Irani ka të drejtë legjitime në uraniumin e pasuruar, që është hap i rëndësishëm si në prodhimin e energjisë bërthamore poashtu edhe të armëve bërthamore". El Baradei më tej shtoi se " Irani i ka shkelur detyrimet e veta për shumë vite çfarë kërkon nga ne që tani të rikthejmë besimin. Një gjë e tillë nuk mund të nodh nëse Irani vazhdon me programet e uraniumit të pasuruar", ka thënë El Baradei. Më herët, ministri i Jashtëm iranian, Kamal Kharrazi, paralajmëroi se vendi i tij do t'i japë fund bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, nëse vendet evropiane nuk i kundërvihen presionit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG