Këshilli Qeverisës i Irakut tha se të premten do ta nënshkruajë projekt-kushtetutën.
Nënshkrimi ishte paraparë për sot, por u shty shkaku i sulmeve në Bagdad dhe Qerbela, në të cilat sipas zyrtarëve amerikanë u vranë 117 njerëz, kurse sipas atyre irakienë, numri i të vrarëve arriti në 271.
Në Uashington, kreu i ushtrisë amerikane, gjenerali John Abizaid tha se Shtetet e Bashkuara kanë "inteligjencë të qartë", se sulmet ndërlidhen me Abu Musab Zarqawi, pjesëtarin e rrjetit terrorist Al Kaida.
"Këta sulmues janë të neveritshëm dhe e tregojnë qartë gënjeshtrën se Zarqawi, bin Ladeni, Zawahiri apo të ngjashmit me ta, po luftojnë për Islamin. Ata janë armiq të Islamit. Muajt e fundit, ata vranë më shumë myslimanë se ç'mund të paramendohej", tha gjenerali Abizaid.
Ndërkaq administratori Paul Bremer tha se do të rritet siguria në kufi pas sulmeve në Bagdad dhe Qerbela.
"Po shihet mjaft mirë se një pjesë e këtij terrorizmi vjen nga jashtë, andaj do t'i shtrëngojmë kufinjtë. Shtetet e Bashkuara janë zotuar që për këtë qëllim të ndajnë 60 milionë dollarë", tha Bremer.
Ndërkohë, Irani u bëri thirrje shtetasve të vet t'u shmangen pelegrinazheve në vendet e shenjta në Irak.