Kryeministri britanik Tony Blair, ka thënë sot se "njëra nga ish ministrat e kabinetit të tij është 'thellësisht e papërgjegjshme', duke thënë se Britania e ka përgjuar sekretarin e Kombeve të Bashkuara Kofi Anan rreth zhvillimeve në Irak". Këto komente, Blair i bëri sot në Londër, për të shtuar se "nuk do të komentojë në funksionimin e tyre të sigurisë, as në mënyrë direkte e as indirekte". Blair, përsëriti se "nuk do të merret me të dhënat rreth të vërtetave për akuzat e caktuara".Ai më teja ka shtuar se "fakti që këto akuza janë bërë, është thellësisht i papërgjegjshëm", ka thënë Blair. Ish ministrja e kabinetit qeveritar britanik, Clare Short, ka deklaruar se "spiunëve britanikë iu është kërkuar që të operojnë në Kombet e Bashkuara, duke e spiunuar madje edhe vetë Kofi Annanin.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.