Presidenti amerikan George Bush tha mbrëmë vonë se lidhur me Irakun, "ambicjet e Shteteve të Bashkuara janë për një vend paqësor, për një Irak demokratik, me territor të pacenuar". Këto komente zoti Bush i bëri në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Analistët thonë se termi "territor i pacenuar" i referohet dëshirës së kurdëve të Irakut për zgjerimin e autonomisë së tyre, që e kanë në Irakun Verior prej luftës së gjirit në vititn 1991. Turqia ka shqetësime se territori i kontrolluar nga Kurdët mund të zgjerohet në një pavarësi që mund ti përfshijë edhe rajonet kurde në Turqi.