Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës Sllavisha Petkoviq, tha se në procesin e kthimit gjatë vitit 2005 janë shënuar rezultate më të mëdha krahasuar me vitet tjera.
Sipas tij, sivjet janë kthyer 1.500 të zhvendosur, kurse janë duke u ndërtuar edhe 200 shtëpi për personat që do të kthehen.
Petkoviq i tha Radios Evropa e Lirë se kthimi nuk është një proces aq i thjeshtë, duke patur parasysh se kthimet duhet të përcillen me punësimin e njerëzve dhe krijimin e kushteve tjera, por për momentin, kapacitetet e tilla nuk i ka jo vetëm Kosova, por asnjë vend i rajonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG