Raporti i Paralajmërimit të Hershëm nga UNDP-ja, ka nxjerrë në pah opinione tërësisht të kundërta të shqiptarëve dhe serbëve rreth statusit përfundimtar të Kosovës. Dallime të mëdha ka pothuajse edhe në të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me situatën politike, ekonomike e sociale në Kosovë.
Për zëvendëskryeministrin Adem Salihaj një gjë e tillë është e kuptueshme.
“Qasja është nga kënde plotësisht të ndryshme dhe pakica serbe është ende në masë të madhe e ndikuar nga politika e Beogradit dhe natyrisht politika e Beogradit synon ta pengojë pavarësinë e Kosovës”, thotë Salihaj.
Por, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës mendojnë se është dialogu ndëretnik mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, ai që do ngushtojë ndasitë mes këtyre dy komuniteteve. Dragisha Kërstoviq nga "Lista Serbe për Kosovën e Metohinë" thotë:
“Mendoj se ky dialog është i nevojshëm dhe në këtë dialog duhet kryesisht të bisedohet hapur dhe të tregohen pasojat, që mund të vijnë nga njëra apo zgjidhja tjetër e statusit final, rreziku që mund të sjellë njëri apo vendimi tjetër."
Zëvendëskryeministri Adem Salihaj ndërkaq, thotë se qeveria do t’i bindë serbët se pavarësia e Kosovës është zgjidhja nga e cila do përfitojë edhe komuniteti i tyre.
“Një status i avancuar i Kosovës, pra pavarësia e saj do krijojë kushte më të mira për të gjithë pa përjashtim, pra edhe për pakicat, në këtë kuadër edhe për serbët dhe ne po bëjmë përpjekje në kontaktet e përditshme që t’ua shpjegojmë dhe ta bindim palën serbe se pavarësia e Kosovës është e mirë edhe për ata”, thotë Salihaj.
Ngushtimin e ndasive Dragisha Kërstoviq e sheh ne zhvillimin e dialogut ndëretnik në një atmosferë tolerante, ku asnjëherë nuk do t’i mbyllen dyert dialogut.
“Në këtë dialog duhet llogaritur perspektiva evropiane e Kosovës, e cila për aq sa do krijohet e unë shpresoj se kjo do të ndodhë, mendoj se do të humbë domethënien e këtyre angazhimeve të paluhatshme për pavarësi apo zgjidhjeve tjera për statusin e ardhshëm të Kosovës”, thotë Kërstoviq, i cili megjithatë parashikon se çdo ditë e më tepër dialogu ndëretnik do të jetë më i vështirë.
Por, në anën tjetër zëvendëskryeministri Adem Salihaj është i bindur se qeveria nuk do heq dorë nga dialogu ndëretnik dhe këtë sipas tij nuk e bën vetëm për sy e faqe.
“Kjo që po bëjmë ne nuk është vetëm një deklarim politik sa për të plotësuar një kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, përkundrazi ky është një program yni esencial dhe ne jemi shumë të sinqertë në angazhimet tona, që pakicat serbe të gjejnë veten plotësisht në Kosovë, të jenë plotësisht të integruar, të lirë dhe të ndërtojnë të ardhmen e saj këtu”, tha Salihaj.
Kanë qenë edhe qeveritë e kaluara ato që kanë promovuar dialogun ndëretnik, me qëllim të afrimit të qëndrimeve të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Por, opinionet e publikut të botuara në Raportin e Paralajmërimit të Hershëm të UNDP-së, i përpiluar nga Riinvesti, tregojnë të kundërtën. Nuk ekziston asnjë fushë e vetme për të cilën shqiptarët dhe serbët e Kosovës kanë qëndrime të përafërta.
Albana Isufi