Ndërlidhjet

BEOGRAD


Albert Rohan, zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka vazhduar gjatë ditës vizitën në Beograd.
Rohan për mediat ka deklaruar se "presin që të marrin dokumentat e plota lidhur me qëndrimin e të dyja palëve, të cilat do të studiohen gjatë pushimeve të fundvitit, për t'a rifilluar aktivitetin në fillim të janarit". Më tej ai ka shtuar se "diplomacia e vajtje –ardhjeve i shërben sqarimit të çështjeve si dhe bën që palët të vendosin përpara pozicione konkrete, të cilat do çojnë drejt bisedimeve të drejtpërdrejta të organizuara nga Kombet e Bashkuara."
Ndërkaq Sandra Rashkoviç-Iviç, pjesëtare e delegacionit serb në bisedime dhe drejtuese e Qendrës Kordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë pas takimit me Rohan se "mbështesin bisedimet e drejtpërdrejta".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG