Serbia shpreson që bisedimet për statusin e Kosovës të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara do të fillojnë në gjysmën e dytë të janarit. Këto deklarata Sandra Rashkoviç Iviç, drejtuesja e Qëndrës Kordinuese për Kosovën në Qeverinë e Sebisë, i ka bërë pas takimit me Albert Rohan, zëvendësi i Marti Ahtisarit në bisedimet për statusin.
"Ne mbështesim idenë që të ketë bisedime të drejtëpërdrejta dhe që delegacionet e serbëve dhe të shqiptarëve të Kosovës të takohen me njëri-tjetrin", tha Rashkoviç Iviç. Më tej ajo ka shtuar se bashkësia ndërkopmbëtare nuk duhet të jetë vetëm mbikqyrëse e këtyre bisedimeve, por dhe ajo që duhet të caktojë detyra shtëpie për palët.