Ndërlidhjet

PRAGË


Kombet e Bashkuara, Bashkimi i Evropian dhe Izraeli kanë kritikuar deklaratën e presidentit iranian Mahmoud Ahamdinejan i cili tha se holokausti ndaj hebrejve është i dyshimtë dhe se shteti i Izraelit duhet të zhvendoset në Evropë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan tha se është i tronditur nga ky qëndrim, ndërsa Departamenti Amerikan i shtetit theksoi se deklarata të tilla vënë në pikëpyetje nëse qeveria iraniane eshtë e gatshme të bëjë pjesë në komunitetin ndërkombetar. Ndërkaq kryeministri izraelit Sharon u shpreh se qëndrimi i Ahmadinejad po ndjek deklaratën e tij më të fundit se Izraeli nuk ka të drejtë të ekzistojë. "Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta ndalojmë këtë, si dhe përpjekjet e Iranit për të krijuar bombë bërthamore"-tha kryeministri Sharron.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG