Ndërlidhjet

GRAÇANICË


Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar se gjashtë shqiptarë janë lënduar sot në orët e mëngjesit derisa po kalonin me veturat e tyre nëpër Graçanicë, lokalitet ky i banuar me shumicë serbe në afërsi të Prishtinës. Refki Morina, zëdhënës i Shërbimit Policor tha se këtë sulm e kanë kryer një grup të rinjsh serbë, nxënës të shkollës së mesme, siç duket në shenjë hakmarrjeje për plagosjen e djeshme të një të riu serb, gjithashtu nxënës i shkollës së mesme, në afërsi të fshatit Sushicë. Ky incident ka shtyrë policinë dhe forcat paqerujatëse që përkohësisht të mbyllin për qarkullim magjistralen Prishtinë – Gjilan, e cila kalon nëpër Graçanicë. Ndryshe, në shenjë kundërshtimi me plagosjen e djeshme të të riut serb, shkollarët e Graçanicës gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një protestë, ndërkohë që hollësitë rreth të dyshuarve të mundshëm për këtë plagosje vazhdojnë të jenë çështje hetimesh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG