Ndërlidhjet

UASHINGTON


Diplomatët amerikanë u bënë thirrje liderëve në Bosnje, që në 10 vjetorin e Dejtonit, të unifikojnë edhe më shumë vendin duke ndërmarrë një varg reformash kushtetuese.
"Shpresojmë se ata si liderë partiakë do të pajtohen, se do t'ia përkushtojnë veten procesit të reformave kushtetuese dhe kjo do të bëhet para zgjedhjeve të vitit 2006" tha Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns.
3 anëtarët e presidencës së Bosnjes po qëndrojnë në Uashington, ku sot do të takohen me Sekretaren Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën për shtyrjen për një vit të mandatit të forcave të BE-së dhe stafit të NATO-s në Bosnje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG