Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova duhet të jetë e përgatitur për fazën pas përcaktimit të statusit përfundimtar, prandaj ndërtimi i arkitekturës së sigurisë është një çështje shumë e rëndësishme në këtë plan", tha sot shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen. Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të parë të grupeve punuese për shqyrtimin e sektorit të sigurisë në Kosovë.
Sipas tij, ndërtimi i kapaciteteve për udhëheqjen e Kosovës pas statusit, është ndër çështjet më të rëndësishme bashkë me përgatitjet për bisedat për statusin dhe përmbushjen e vazhdueshme të standardeve.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha se Kosova tashmë ka hyrë në fazën vendimtare të përcaktimit të statusit të saj.
"Në këtë drejtim, krijimi i shtetit demokratik dhe evropian të Kosovës, kërkon themelimin e strukturave dhe mekanizmave moderne dhe efektive të sigurisë" tha Kosumi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG