Zëvendëskryeministri i Kosovës Adem Salihaj dhe disa ministra diskutuan sot me Përfaqësuesen e Përhershme të Programit për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Christina Roth, për masat kundër gripit të shpezëve.
Ministri i Shëndetësisë Sadik Idriz njoftoi se Kosova posedon vetëm 10 mijë doza të vaksinave kundër gripit, nga 100.000 sa vlerësohet të jenë të nevojshme. Sigurimi i tyre do të kushtonte rreth 2 milionë euro.
Qeveria e Kosovës, paraprakisht ka ndarë 400 mijë euro për blerjen e pajisjeve për të luftuar përhapjen eventuale të gripit të shpezëve. Veç kontrollit të mallrave në doganë, në fuqi është edhe ndalimi i hyrjes së prodhimeve të mishit të shpezëve.
Roth tha se lidhur me këto zhvillime do të informojë Nju Jorkun dhe beson se do të gjenden rrugët e bashkëpunimit për të luftuar këtë epidemi të rrezikshme.