Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, ka thënë se pas vendimit të qëlluar të Këshillit të Sigurimit për hapjen e negociatave për statusin final, ekipi kosovar negociator duhet të punojë më shumë dhe të përfaqësojë Kosovën në mënyrë të denjë, në këto negociata. Ai ka thënë se në skenën politike kosovare ende ekzistojnë përçarje.
“Punët po ecin ngadalë. Mendoj se lidertë kanë qëndrime të njëjta për statusin, por duhet të ketë organizim, që të gjithë të pajtohen për rrjedhën e procesit”, ka thënë Philip Goldberg, gjatë qëndrimit në komunën e Istogut.