Ndërlidhjet

BERLIN


Udhëheqësja e Demokristianëve gjermanë, Angela Merkel, do të jetë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë, duke shënuar kështu edhe të parën femër në këtë post.
Zyrtarët nga Partia Demokristiane dhe ajo Social Demokrate bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja që Merkel të zëvendësojë Schroeder si drejtuese e koalicionit mes dy partive më të mëdha në vend.
"Kristian Demokratët do të marrin postin e kancelarit, derisa dy partitë demokristianët dhe socialdemokratët do jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë në kabinet, në mënyrë që asnjë nga partitë të mbivotojnë njëra-tjetrën", tha Merkel.
Pas zgjedhjeve të 18 shtatorit asnjë nga partitë nuk ishte në gjendje të krijonte qeverinë e vetme. Bisedimet morrën kohë pasi partitë nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG