Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq e ftoi Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë që të ndihmojë përgatitjet për referendumin për pavarësi nga shteti i përbashkët me Serbinë. Gjukanoviq tha se kjo do të garantonte standarde të larta demokratike, në votimet e planifikuara për vitin e ardhshëm. Ai tha se referendumi do t'i kontribuonte stabilitetit rajonal.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.