Nëse raporti i ambasadorit Kai Aide për Kosovën do të jetë pozitiv, atëherë procesi do të vazhdojë përpara me gjithë shpejtësinë, tha për radion "Evropa e Lirë" Rosemary Di Carlo, zëvendës ndihmës sekretare e shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike.
DiCarlo tha se SHBA-të presin që krahas bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës, reformat të mos ndërpriten, kurse dialogu Prishtinë-Beograd të vazhojë.
Rosemary DiCarlo tha se mbretëron një bindje e përgjithshme se përcaktimi i statusit të Kosovës, do të ndihmojë në stabilizimin e mëtejmë të Ballkanit.
"Ne të gjithë jemi dakord se në Kosovë është bërë progres. Çështja është nëse progresi në këtë pikë është i mjaftueshëm apo jo. Megjithëse është arritur ca progres, e dijmë se duhet bërë progres i mëtejmë", tha për radion "Evropa e Lirë" Rosemary DiCarlo, për të shtuar se Shtetet e Bashkuara synojnë të mbeten në partneritet të ngushtë me Evropën për ta çuar përpara integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike.