Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës edhe sot i ndërpreu punimet pas mos- harmonizimit të qëndrimeve lidhur me procedimin e një rezolute të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, me të cilën kërkohej që Kuvendi ta rikonfirmojë qëndrimin se statusi i Kosovës do të zgjidhet konform vullnetit të popullit të saj dhe që të gjitha marrëveshjet gjatë procesit të bisedimeve të ratifikohen nga Kuvendi.
Ndërkohë, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, sërish i ka bërë thirrje lidershipit të Kosovës të jetë unik dhe i përgatitur për fazën e bisedimeve, kurse zyra e presidentit Rugova njoftoi se takimi i parë i grupit negociator do të thirret kah mesi i javës që vjen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG