Ndërlidhjet

PRESIDENTI MOISIU DEKRETON KABINETIN BERISHA


Alma Çupi, Tiranë

Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dekretoi sot listën e ministrave të paraqitur nga kryeministri Berisha, dy ditë më parë në presidencë. Zëdhënësja e zyrës së presidentit, Afërdita Sokoli, bëri të ditur sot në mesditë faktin se presidenti dekretoi të 16 emrat e paraqitura.
"Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave me 16 anëtarë. Dekreti i është dërguar Kuvendit të Republikës të Shqipërisë."
Pas dekretimit të emrit të ministrave, kryeministri Berisha dhe ekipi i tij po punojnë për programin e qeverisë që do të votohet në Kuvend. Komiteti i Orientimit të Politikave, një organ ky ndihmës pranë Partisë Demokratike, po punon për programin e 100 ditëve të para, në të cilat vihet theksi tek lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe legalizimet. Pritej që emrat e ministrave të kabinetit Berisha dhe programi i qeverisë së re të kalojnë për miratim në Kuvend. Votimi bëhet përherë i hapur në rastet e miratimit të programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave. Data e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së qeverisë, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës, sipas rregullores përcaktohet nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në marrëveshje me kryeministrin Berisha. Programi dhe qeveria do të votohen së bashku dhe me marrjen e votëbesimit në Parlament, qeveria e re fillon punën. Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në delegacionin zyrtar të Shqipërisë në sesionin e ardhshëm të OKB-së, ndërsa kryeministri Berisha, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.



Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG