Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar pas vdekjes së Mbretit Fahd. Sheiku i Katarit, Emir Hamad bin Khalifa al-Tani tha se ai ishte "njeri i mirë", që tërë jetën ia kushtoi vendit të vet.
Presidenti i Sirisë Bashar Assad tha se Mbreti Fahd gjithashtu e kaloi jetën duke i mbrojtur interesat e kombit Arab.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu "keqardhje dhe dhembje", duke thënë se Mbreti Fahd e ka mbështetur popullin palestinez.
Në Evropë, kryeministri britanik Tony Blair tha se ai ishte njeri me "vizion të madh", i cili për një çerek shekulli si mbret i frymëzoi bashkëvendasit e tij.
Mbretëresha Elizabeth tha se Mbreti Fahd e udhëhoqi vendin me "urtësi dhe shkathtësi".
Presidenti francez Zhak Shirak tha se Mbreti Fahd ishte garant i kohezionit të vendit të tij dhe mbrojtës i stabilitetit rajonal.
Ambasadori në largim i Arabisë Saudite në Britani, Princi Turki al-Faisal, i cili do të jetë ambasdor i ri në Shtetet e Bashkuara, tha se ndikimi i Fahdit mund të shihet në të gjitha politikat e Arabisë Saudite.
"Mbreti Fahd sundoi për rreth 23 vjet dhe la vulën e tij në politikat e jashtme dhe të brendshme të Arabisë Saudite", tha Princi Turki.
Samit arab i paraparë për të mërkurën në Sharm el Sheik të Egjiptit, u shty për kohë të pacaktuar, kurse Pakistani tha se do të shpallë një javë zi.
Ndërkohë, burimet saudite dhe ekspertët e naftës thanë se vendi do t'i përmbahet politikës së vet të naftës, me qëllim që tregjet botërore të jenë mirë të furnizuara.
Pas njoftimit për vdekjen e mbretit saudit, çmimet e naftës u rritën mbi 61 dollar për fuçi.