Ndërlidhjet

LONDËR


Shefi i policisë në Londër Ian Blair ka apeluar për qetësi, pasi policia vrau sot një person në metronë e qytetit. Blair tha se vrasja lidhet me operaconin antiterrorist që është duke u zhvilluar.
"Të shtënat janë të lidhura drejtpërdrejt me operacionin e zgjeruar antiterrorist. Më duhet ta qartësojë se është për të ardhur keq për secilën vdekje. Me sa e kam kuptuar unë situatën, personi është sfiduar dhe ka refuzuar t'u bindet urdhërave të policisë", tha Blair. Policia ka arrestuar sot një person dhe ka publikuar fotografitë e të dyshuarve.
Operacionet e sotme pasojnë 4 shpërthimet pothuajse të njëkohshme që goditën dje tri stacione të metrosë dhe një autobus. Ndërkohë presidenti amerikan George Bush ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Britanisë së Madhe në këtë kohë sfiduese.
"Jam i sigurt se sikur vendi ynë, qytetarët e Britanisë nuk do të frikësohen nga banditët dhe vrasësit. Ata e kuptojnë se ne nuk do të lejojmë askënd që të na tremb nga dashuria jonë e madhe për lirinë", tha presidenti Bush.
Dy javë më parë Londra u trondit nga shpërthimet që lanë të vdekur 56 persona dhe rreth 700 të lënduar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG