Ndërlidhjet

LONDËR


Britania duhet të kuptojë se më shumë persona janë përgatitur të ndërmarrin sulme si ato të javës së kaluar në Londër, ka deklaruar Sekretari britanik për Çështje të Brendshme, Charles Clarke. Clarke ka këkruar nga qytetarët që të pozicionohen kundër terrorizmit, ndërsa kryeministri Blair ka theksuar se qeveria e tij po shehë mundësinë e marrjes së masave të reja për të luftuar terrorizmin.
"Ne po shohim urgjentisht se si të forcojmë procedurat për të penguar hyrjen në Britaninë e Madhe të njerëzve që mund të nxisin urrejtjen apo akte që janë në kundërshtim me të mirën e përgjithshme, si dhe po shohim mundësininë e largimit më të lehtë nëse njerëz të tillë arrijnë të hyjnë në territorin tonë", tha Blair para parlamentit.
Kryeministri britanik premtoi bashkëpunim më të ngushtë me bashkësinë islame në vend për të kapur ata që ai i quajti "të helmuar nga keqinterpretimi i islamit".
Policia ka identifikuar katër personat që kanë kryer sulmet në Londër dhe sipas tyre së paku një prej sulmuesve ishte atentator vetvrasës. Por mediat britanike kanë theksuar se të katër ishin sulmues vetvrasës, madje ka identifikuar dhe tre prej tyre, të cilët ishin të lindur në Britani nga prindër pakistanezë. Një person është arrestuar lidhur me sulmet në fjalë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG