Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Këtë herë do të vlerësojmë përparimin e arritur në terren, ndërsa në gusht do të dimë më shumë detaje për metodologjinë e përpilimit të raportit për Kosovën, ka deklaruar me të arritur në aeroportin e Prishtinës, i dërguari i posaçëm e sekretarit Anan për vlerësimin e standardeve dhe të aspekteve të tjera politike në Kosovë, Kai Eide. Zoti Eide, më se një javë më parë ka qenë në Prishtinë dhe ka biseduar me drejtues të institucioneve të Kosovës, me drejtues politikë të shqiptarëve dhe të serbëve, si dhe me zyrtarë të UNMIK-ut dhe të forcës paqëruajtëse KFOR. Ai tha se kjo vizitë që do të zgjasë rreth dhjetë ditë do të jetë e përqendruar në terren:
"Ne jemi duke kërkuar përparim në terren dhe dëshmi për atë që unë do ta quaja pjekuri politike," tha Kai Eide, i cili tha se në ditët e shkuara kishte takuar zyrtarë të vendeve të Kuintit si dhe Nënsekretarin amerikan të Shtetit, Nicholas Burns. Ambasadori norvegjez në NATO, Kai Eide, tha se nuk dëshironte të jepte detaje për fazën në të cilën gjendej puna e tij, mirëpo tha se kësaj radhe do të bisedonte me të gjithë:
"Nuk është puna që të flasim vetëm me politikanët shqiptarë apo me ata serbë, por ne duhet të arrijmë edhe tek komunitetet e tjera në Kosovë," tha zoti Kai Eide. Ai tha se pas qëndrimit disaditësh në Kosovë, do të shkonte edhe në Beograd për të takuar autoritetet e atjeshme, ndërsa më pas do të fillonte një turne nëpër vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, në mënyrë që të kthehej në Kosovë sërish në gusht, për të nisur fazën përfundimtare të mbledhjes së fakteve dhe përpilimit të raportit të tij.
Unë nuk e di se sa i madh do të jetë raporti dhe sa kohë do të marrë përpilimi i tij, por ai do të marrë aq kohë sa do të jetë e nevojshme, tha ambasadori Kai Eide.
Në anën tjetër, institucionet vendore dhe UNMIK-u kanë shprehur gatishmëri për t’i ofruar zotit Eide gjithë ndihmën e nevojshme për të përpiluar një raport sa më objektiv lidhur me përparimin e bërë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dhe shefi i UNMIK-ut Petersen, gjatë një takimi në Prishtinë, thanë se kjo është fazë e rëndësishme dhe është me rëndësi të ndihmohet misioni i zotit Eide.
Po në këtë takim, zoti Petersen ka thënë se drejtësia dhe policia së shpejti do të jenë nën kompetencat e institucioneve të Kosovës:
"Tani kemi marrë dritën e gjelbër nga Nju Jorku për projekt-planin e veprimit për bartjen e kompetencave në fushë të drejtësisë dhe policisë," tha shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen, duke i cilësuar këto si dy fushat më të mëdha ku kompetencat kanë qenë të rezervuara për UNMIK-un. Zoti Petersen edhe sot ka përsëritur se ka ardhur koha që UNMIK-u të tërhiqet paksa nga plani i parë në Kosovë dhe t’ua lërë frontin institucioneve vendore, por duke vazhduar mbështetjen për to. Petersen tha se institucionet vendore janë mjaft të pjekura dhe të përgatitura për të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë dhe për t’u përballur me sfidat që e presin Kosovën. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, tha se së shpejti pritet të fillojë zbatimi i pilot-projekteve, së pari në Graçanicë dhe në Han të Elezit e më pas edhe në tre vendbanimet e tjera.