Nadie Ahmeti, Prishtinë
Aneks Kontrata Kolektive që sot do të hyjë në fuqi, kanë njoftuar zyrtarë të qeverisë së Kosovës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe të Odës ekonomike. Adem Salihaj, zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, në përfundim të takimit ka thënë se marrëveshja nuk ka ndryshuar fare dhe është nënshkruar me formën që janë pajtuar më herët Bashkimi i Sindikatave dhe Oda ekonomike e Kosovës.
"Shprehim bindjen tonë të fuqishme se Kontrata kolektive, në këtë mënyrë si është plotësuar dhe në këtë Aneks Kontratë do të fillojë të zbatohet që sot. Unë mund të them me kënaqësi se ne po hyjmë në një fazë të re të zhvillimeve politike dhe sociale në Kosovë. Kemi një partneritet të fuqishëm edhe në Bashkimin e Sindikatave të Kosovës edhe në Odën ekonomike të Kosovës dhe unë kam bindjen e plotë se ne do të vazhdojmë ta kemi këtë partneritet, këtë bashkëpunim dhe koordinim në interes të zgjidhjes së problemeve sociale të shtresave të punëtorëve të Kosovës".
Fuqizimi i sotëm i Kontratës Kolektive, e cila rregullon statusin e punëtorit në raport me punëdhënësin është i pjesërishëm. Zoti Salihaj ka premtuar se pjesët e tjera do të fillojnë të zbatohen më vonë.
"Pushimi i lehonisë fillon të zbatohet prej datës 1.10.2005, ndërsa qeveria e Kosovës në marrëveshje me partnerë socialë do të fillojë përgatitjet dhe deri në fillim të vitit 2006, do ta krijojë fondin social të Kosovës. Po ashtu është specifikuar e drejta e regresit dhe e shujtës së ngrohtë do të realizohet në ndërmarrjet që kanë mundësi ta bëjnë këtë, por partnerët socialë do të ulen edhe njëherë dhe do ta rishqyrtojnë këtë çështje."
Bahri Shabani, kryetar i Sindikatave tha se kjo Sindikatë në të ardhmen do të jetë shumë e kujdesshme me këtë marrëveshje, duke patur parasysh zhvillimet që kanë përcjellë këtë kontratë që prej nënshkrimit të saj.
"Ky ishte një nga kompromiset e mundshme për momentin dhe jemi pajtuar që esenca e kontratës nuk është prekur. Mirëpo të gjitha fazat që kanë qenë kërkesë e të gjitha palëve në biseda, i kemi afatizuar dhe shpresoj që kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme dhe do të fuqizohet sipas nënshkrimit që të gjithë ne palët nënshkruese i bëmë sot".
Ismail Kastrati, kryetar i Odës ekonomike konsideron se ky kompromis ishte mundësia e vetme që kontrata të zbatohet në tërësi.
"Besoj se ky ishte një sukses i të gjithë partnerëve socialë."
Kjo marrëveshje është arritur pas një paralajmërimi të Bashkimit të Sindikatave, për organizimin e një greve të përgjithshme në rast të mosfuqizimit të Kontratës Kolektive. Ajo përfshin të gjithë të punësuarit në ndërmarrjet publike, përveç atyre të Shërbimit Policor të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe punëtorët në administratën ndërkombëtare.